Gjatë vizitës në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një kompani prodhimi veshjesh në Shkodër, ku bashkëbisedoi me drejtuesit dhe punonjësit.

Përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe foto nga takimi, Basha tha se sipërmarrja ashtu si edhe çdo sektor tjetër në vend, po vuan një krizë të thellë.

Ai tha rritja e taksave dhe kostove të prodhimit janë arsyet kryesore të krizës së bizneseve dhe premtoi se PD ka program për mbështetjen e biznesit.

“Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues  rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.

Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike”, – shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re