Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me banorë dhe sipërmarrës në Njësinë Administrative 11 në Tiranë.

Basha u shpreh se varfëria në Shqipëri mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të vendit.

Sipas Bashës, shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta, të pamjaftueshme as për të përballuar minimumin jetik të nevojave për një familje.

“Në Shqipëri, rreth 44% e popullsisë  është në kufijt e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë ku shumica  e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje”, u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse. Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria po i falimenton bizneset e vogla, por edhe të mëdha.

“Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.

Lagje më lagje, derë më derë, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha.

Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve”, u shpreh Basha gjatë takimeve me qytetarë e sipërmarrës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re