Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Gjatë takimit, Basha diskutoi për problemet me të cilët përballet arsimi shqiptar.

Ai u shpreh se edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij dhe rishikimi i teksteve shkollore është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, -shkruan kreu i PD-së në një postim në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re