Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Holandës në vendin tonë Reinout Vos, ku në fokus të bisedës duken se kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, por edhe bashkëpunimi.

Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se ka ndarë me diplomatin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan kreu i PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re