Lulzim Basha ka takuar strukturat drejtuese të PD në Shijak.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se beteja e nisur nga opozita për zgjedhjet e lira e të ndershme është një betejë për interesin e çdo qytetari shqiptar.

Ai tha se “Djegia e mandateve ktheu besimin e qytetarëve se kjo betejë nuk është një betejë si të tjerat, nuk është, siç përpiqet ta paraqesë Rama, një betejë mes partive politike. Jo! Kjo është betejë për t’i kthyer çdo shqiptari liritë, mundësinë, demokracinë. Kjo është një betejë në të cilën ne dorëzuam pushtet. Nuk shkuam për të marrë pushtet, por dorëzuam karriget, mandatet tona, imunitetin tonë, privilegjet tona për t’u rreshtuar krah për krah me qytetarët.

Kreu i opozitës nxori në pah faktin se këto 6 vjet, përballë opozitës ka qenë një kundërshtar i paprecedentë, një regjim kriminal, të cilit PD i është kundërvënë me një rezistencë të paprecedentë dhe me vendime politike të paprecedentë, që kanë rikthyer besimin e qytetarëve tek PD.

Basha: Refuzimi i farsës së 30 Qershorit është edhe refuzimi i regjimit të Edi Ramës. Më 30 Qershor 85 % e shqiptarëve konfiguruan përmasat e shumicës së re në vend, shumicës “Rama ik”, me në krye Partinë Demokratike. 

Duke vënë në dukje gjetjen kryesore të raportit të ODIHR-it se 30 Qershori ishte për interesin e qytetarëve, kreu i opozitës tha se ky ishte një proces për Edi Ramën dhe një tufë hajdutësh, me të cilët ai plaçkit vendin.

Basha: Plaçkit buxhetin, plaçkit taksat, plaçkit prokurimet publike, koncesionet, PPP-të, tenderat, plaçkit bregdetin, pyjet, malet, minierat, naftën. Të gjitha janë plaçkitje dhe grabitje e hapur. Plaçkitje është Teatri Kombëtar, plaçkitje është Stadiumi Kombëtar, plaçkitje është Unaza e Re, plaçkitje është Milot-Balldreni, 10-fish i çmimit të një autostrade në Evropë, në popullin më të varfër të Evropës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re