Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Këshillin e Europës ka takuar kreun e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ku shprehet se bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Basha, përmes një postimi në Facebook, shprehet se ai dhe PD-ja do të jenë në krah të Kosovës dhe do ta ngrenë zërin që të bëhet sa më parë pjesë e KiE-së.

Kreu demokrat gjithashtu bën thirrje për të ndaluar përpjekjet e Serbisë për destabilizim.

“Kënaqësi të takoja në KiE 🇪🇺 kryetarin e Kuvendit të Kosovës 🇽🇰 Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re