Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan French Hill.

 

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se në fokus të diskutimit ka qenë lufta kundër korrupsionit dhe vettingu i politikanëve.

 

Basha gjithashtu shton se i shprehu mirënjohje kongresmenit amerikan për mbështetjen që SHBA po i jep Shqipërisë.

 

“Kënaqësi e veçantë takimi dhe biseda me Kongresmenin e Arkansasit, French Hill, nga Komiteti për punët e jashtme në Ëashington D.C

 

Mbështetja jonë për drejtësinë dhe luftën pakompromis kundër korrupsionit, iniciativa e Partia Demokratike e Shqipërisë për vetting-un në politikë, si dhe zhvillimet në Shqipëri e Rajon, ishin ndër pikat kryesore të një diskutimi të frytshëm, gjatë të cilit nuk mungoi vlerësimi dhe mirënjohja ime për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kombin tonë”, shkruan Basha./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re