Lulzim Basha gjatë takimit me FRPD-në:

“Rinia shqiptare, para kamerave, jashtë kamerave, kudo e ruan një etikë të foluri. Prandaj ardhja e rinisë është e domosdoshme që të ndryshojmë kulturën e kaluar, po nuk mendove si unë je i pabesë, je serb, besëprerë, besë-shitur. Pse? Sepse nuk mendoj si ty? Ne këto mund t’i pranojmë në stadium por jo në jetën e përditshme.

“Dy mandate për kryeministrin dhe pas kësaj të ketë të tjerë në qarkullim, mund të jetë një parti por kryeministri të ndryshojë. Si duhet të ecë rinia, pse na ndodhin të këqijat, themeli janë zgjedhjet dhe votat. Ndaj kemi kërkuar që sanksionet të bëhen si Italia që mos dënohesh me gjobë, nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet mbi 20 vite burg, përse bëhet dënim si për vrasje? Sepse vret shpresën duke kapur pushtetin. Një polikë që kap pushtetin me mjete të tjera nuk ka fytyrë njerëzore. Shqipërisë i duhet një politike me fytyrë njerëzore.

Si do të jetë PD sot, Shqipëria do të jetë nesër. Në këtë sallë ka shpresë, entuziazëm besim që mos e dorëzojmë Shqipërinë tek e nesërmja, prandaj i kam sytë plot shpresë. Ka ardhur koha ti ndajmë fjalët nga veprat, fjalë thotë cdo kush veprat të përcaktojnë sa të vërtetë jemi. Fjala e parë është ti bëjmë vend rinisë. Forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë është PD”, tha Basha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re