Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim me të rinjtë në Durrës është shprehur se ata kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.
Sipas Bashës, angazhimi dhe motivimi i të rinjve në jetën publike është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve
“Të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.
Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit.
Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve. Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë”, shkruan Basha.