Skip to content

Basha tallet me dhëndrin e Berishës: I vetmi dëm që bëri referendumi, ishte makina ime. Andi Lila: Ai shkatërroi kompleksin Partizani

Pas publikimit të pamjeve ku dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është parë të hipë sipër makinës së Lulzim Bashës ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit.

Në mbledhjen e kryesisë, Basha ka ironizuar duke thënë: “Pra mund të themi që i vetmi dëm që ka bërë referendumi ka qenë makina ime”.

Ky reagim erdhi pasi anëtari i kryesisë së PD, Andi Lila ka deklaruar: “Ai qe hipi mbi makinën tende, ka shkatërruar për interesa personale kompleksin Partizani”.