Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë jashtë dyerve të Parlamentit, teksa tha se po prishen provat për aferën e inceneratorëve, ndërsa shtoi se të enjten e kaluar një anëtar i PS-së duhet që të ishte arrestuar por makina është kthyer pas.
“Ne kemi raportime të pakonfirmuara se të enjten e kaluar është nisur procesi i arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë dhe është kthyer mbrapsht.
Kur i them nuk i luan as topi, kemi raportime të pakonfirmuara për sjellje të njëjtë në raport me të paktën një anëtar të grupit parlamentar të PS, deputet për ndryshe do thoja minister”, tha Basha.
