Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dëgjuar shqetësimet e banoreve te Durrësit ne lidhje me procesin e vlerësimit te shtëpive te tyre.
Basha ka shkuar tek kompleksi prej 12 katesh ne qytetin bregdetar, për te cilin sipas banoreve ende nuk ka një vlerësim përfundimtar nëse duhet shembur apo jo
Lulzim Basha: “Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të certifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”.
Basha ka theksuar se procesi duhet te udhëhiqet nga shteti dhe e vetmja gjë qe ka ne dore opozita është sensibilizimi për situatën ku ndodhen qytetaret.
Përgjatë këtyre ditëve lideri i opozitës Basha ka shkuar ne zona te ndryshme te prekura nga tërmeti duke bere apel për ndihma e për një proces sa me te shpejte te vlerësimit te shtëpive, duke këmbëngulur tek plani me 3 pika i opozitës.
