Pas vizitës te banorët e Unazës së Re, të ciltë u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti duke strehuar shumë prej tyre, kryetari i PD-së, Lulzim Basha po vizitoi në këto momente edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Duke përshëndetur nismën e tyre për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha deklaroi se, edhe pse të sulmuar vazhdimisht nga qeveria, mbrojtësit e Teatrit Kombëtar dhe banorët e Astirit, treguan se sa të madhe e kanë zemrën.

Sipas Bashës, tërmeti i babëzisë ka rrëzuar shtetin prej kartoni, por jo teatrin.

“Ju e nxorët mbretin lakuriq. Tha që do ta rrëzonte tërmeti i korrupsionit i babëzisë, ja ku është teatri. Për fat të keq tërmeti i babëzisë e ka rrëzuar shtetin prej kartoni. Isha në fshatrat e prekur nga tërmeti. Pa çadra pa ushqim, pa kujdes, shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i korrupsionit dhe i babëzisë. Ky është tërmeti i babëzisë që këtë nuk e rrëzoi dot por shtetin e rrëzoi”, u shpreh lideri i opozitës, ndërsa shtoi se Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës

“Ju teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Nuk po jua them për t’ju dhënë kurajo, se ju i keni dhënë kurajo të gjithëve. Me gjithë atë presion sulme, sharje, arrestime, goditje që ju kanë bërë ju prap se prap treguat sa të madhe e keni zemrën”, u shpreh Basha.

Sipas tij, Opozita është krenare me këtë sensibilizim human të aktivistëve të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit.