Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, propozon restaurimin e Teatrit Kombëtar dhe ruajtjen e tij si monument kulture.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Basha tha se Teatri i Ri mund të ndërtohet te Bulevardi i Ri.

Lideri i opozitës paralajmëroi se opozita do qëndrojë në mbrojtje të artistëve dhe aktorëve, ndërsa e quajti sulm antikushtetues çdo përpjekje të qeverisë për të shembur godinën.

“Teatri është monument kulture, ta restaurojmë dhe ta ruajmë. Te Bulevardi i Ri mund të ndërtohet një Teatër i Ri. Tirana nuk ka nevojë vetëm për një Teatër.

Prishja e Teatrit është sulm i dhunshëm antikushtetues nga qeveri ilegjitime. Ne do të bëjmë gjithçka jo vetëm me planin e qëndrimit fizik aty. Ky është një shtet prej kartoni, i mbaruar që kërkon të trembë me gjoba”, u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re