Kadri Parruku është një nga shumë kryefamiljarët që tetë muaj nga goditja sizmike, shtëpia e tij është kjo çadër. Aty ka grumbulluar gjithçka mundi të shpëtonte nga tërmeti që ndërtesën ku jetonte prej vitesh në fshatin Kameras të Durrësit e shndërroi në të pabanueshme. Ende sot Kadri Parruku nuk ka një përgjigje se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij. Këtë shqetësim ia shprehu kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Nëse nga qeveria është i zhgënjyer për moszgjidhje të problemit, nga Partia Demokratike kërkon që të jetë më e vëmendshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në cadra.Iu kanë dhënë milionë njerëz 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja

Edhe në vizitën që pati në një tjetër familje në fshatin Kameras, pretendimi i familjarëve është se fondi i përfituar për meremetimin e dëmeve është shumë i vogël në krahasim me koston e shkatërrimit që ka lënë pas tërmeti.

Pati edhe nga ata qe nuk kursyen edhe kritikat ndaj kryedemokratit duke i thene qe vizita e tij ishte e vonuar.

BANORI

Duhet të kishe dalë më parë në popull, je me shumë vonesë për shumë gjëra, ti edhe ata që të rrethojnë ty. Duhet të jesh më afër me popullin.

MIrëpo Basha e pati menjehere një përgjigjigje duke thene se në këto zona kishte qënë edhe në raste të tjera e së pandemia ka bërë të vetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re