Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar ambientet e Teatrit Kombëtarë pasditen e kësaj të mërkure.

 

Ai është takuar me një grup artistësh, të cilët më herët janë organizuar duke mbledhur ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Gjatë takimit Basha nuk I kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë, nga ku theksoi se tërmeti nuk mundi dot që të rrëzonte teatrin por rrëzoi shtetin.

 

“Pa çadra, pa ushqim, pa kujdes, pa asnjë orientim nga shteti i kartonit që ka rrëzuar tërmeti i babëzisë dhe korrupsionit. Jo tërmeti natyror se atij nuk ke çfarë t’i bësh, por ai i korrupsionit dhe babëzisë ka shkatërruar një shtet të tërë. E pamë sesi i la efektivat tanë duke gërmuar me duart e zhveshura për të shpëtuar jetë, apo si i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit. Ky është tërmeti i babëzisë, që Teatrin nuk e rrëzoi dot, por për fat të keq, na ka rrëzuar shtetin dhe ka treguar se kemi një shtet prej kartoni. Teatri Kombëtar dhe Astiri jeni dy monumentet e rezistencës dhe solidaritetit”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re