Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se do të hetohen në mënyrë administrative të gjitha kontratat konsensionare.

Sipas tij, këto kontrata kapin shifrën e rreth 3 miliardë eurove, ndërsa shton se hetimi i tyre nga pikëpamja penale është sprovë për SPAK.

“Këta njerëz kontrollojnë përmes kontratave korruptive afro 3 miliardë euro. Nëse këto kontrata nuk anulohen, nëse ridestinohen për të krijuar shtresën e mesme, atëherë nuk ka rrotacion. Bashkë me Milot-Fier dhe me ndonjë kontratë tjetër shkon mbi 3 miliardë euro. Janë vepra të pastra penale korruptive ato që fitohen në arbitrazh.

Do bëjmë gjithçka që çdo kontratë të hetohet dhe qytetarët shqiptarë t’i marrin mbrapsht. Do bëhet hetimi administrativ. Ndëshkimi i personit bëhet nga gjykata. Ky do të jetë testi i vërtetë i SPAK-ut. Nëse do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do të thonë se na është vënë pas që në opozita. Nga e para deri tek e fundit do t’i nënshtrohen kontrollit antimafia”- tha Basha në “Opinion”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re