Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” theksoi rëndësinë e kryerjes së testeve në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të epidemisë së koronavirusit.

“Ka një logjikë fare të thjeshtë. Ne duhet të kemi infomacion sa më të saktë për gjendjen. Nëse testimet tona mbeten më të ulëta atëherë përmasat e infeksionit janë më të vogla se ato reale. Si mund të izolojmë pa testuar? Nëse ne nuk arrijmë dot të testojmë, do të zgjatet karantina, do të zgjaten efektet ekonomike, do të shtohet kostoja e jetëve të humbura, e shëndetësisë. I gjithë izolimi merr kuptim nëse kjo shfrytëzohet sa më shumë, duke nisur me mjekët, forcat e policisë. Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se Maqedonia e Veriut popullsia e të cilës është shumë më e vogël se e Shqipërisë dhe po të shikoni shifrat janë dëshprëuese. Në Maqedoninë e Veriut ka 5500 testime, në Shqipëri ka 2571 testime ndërkohë që situata në Maqedoni ka filluar të precipitojë shumë më mbrapa Shqipërisë. Ne po testojmë sot mesatarisht për çdo të infektuar, po bëjmë 4 tesrime 4 testime, ndërkohë që mesatarja është 12.

Është ekzaktësisht çfarë kemi kërkuar dhe ne, e tha edhe profesori gjerman. Ne po kërkojmë prej më shumë se 3 javësh testim maksimal për personat e ekspozuar dhe personat rreth personave të infektuar. Nëse nuk testojmë, ata menjëherë kthehen në bartës. Me anë të testimit, duke ditur sa më shumë praninë e të infektuarve, ne ndërpresim zinxhirin e transmetimit. Nëse nuk e bëjmë këtë na rroftë distancimi social. I kërkoj kryeministrit të mos e harxhoj kohën me debat politik, as me retorikë dhe as me sulme. Jemi dy herë mbrapa Maqedonisë së Veriut me testime. Një vend me dy të tretat e popullsisë sonë ka dy herë më shumë testime”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re