Vendimmarrja e Bashës pas takimit me aleatët për të mbështetur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe nisjen e protestave në të gjithë vendin është tema e një tjetër diskutimi që kryedemokrati do të zhvillojë pasditen e sotme me Kryesinë e PD dhe Grupin Parlamentar.
Mbledhja është përcaktuar të mbahet në orën 18:00, ku në fokus të diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit në vend. Më herët gjatë ditës, PD zhvilloi takim me aleatët në opozitë ku u vendos nisja e protestave, një vendim, që do të shoqërohet me një plan të Kryesisë, apo edhe strategji në vijim, duke nisur nga organizimi me degët lokale të PD.
Në dalje e tij për mediat në mesditë, tekjsa bëri public vendimin Basha rikujtoi 17 majin, si ditën e një marrëveshjeje të gabuar. Nuk dihet ende kur do të ketë një datë për nisjen e protestave, por këto detaje janë në axhendën e mbledhjes që do zhvillohet pasdite në selinë e PS.
