Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar shpalljen e emergjencës nga qeveria, pas tërmetit 6.3 ballë me pasoja shkatërruese.
Dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe qindra janë plagosur, ndërkohë që qeveria nuk po shpall gjendjen e emergjencës, veçanërisht në zonat më të prekura si Durrësi dhe Thumana.
“Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate”, shprehet Basha.
