Lulzim Basha ka “thyer” heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas akuzave që i janë bërë nga Sali Berisha lidhur me çështjen e “McGonigol”.

 

Berisha, në një dalje për media tha sot se Basha prej disa ditësh e ka mbyllur gojën dhe nuk ka reaguar për këtë skandal.

 

Pas kësaj deklarate, Basha reagoi në Twitter, ku tha se e drejta vonon por nuk harron.

 

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët” shkroi në rrjetet sociale Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re