Skip to content

“Basha tregoi se është i paaftë për të ardhur në pushtet”, Bytyçi: Po afron fundin e hidhur që askush prej nesh nuk do e donte

Pedagogu i njohur dhe politologu, Enver Bytyçi ka qenë i ftuari i ditës nëpërmjet një lidhje “skype” me studion e Fax News ku ka folur për të gjitha zhvillimet e fundit të lidhura me situatën brenda partisë Demorkatike.

Bytyçi: Do ta nis nga një senetencë e filozofit të madh, Aristotelit i cili thotë se demokracia është vullneti i popullit në momentin e parë. Në këto momente në PD kemi dy anë, një anë ku ushtrohet arrogance dhe kultura e arbitraritetit dhe një anë tjetër ushtrimin e demokracisë në këtë parti. Anëtarësia qëndron në një krah ndërsa Basha me çelësat dhe bravat e tij qëndron në anën tjetër.

Kjo pamje mund të ishte e admirueshme për diktatorë të regjimeve totalitare, por aspak e admirueshme për një vend demokratik ku presupozohet që partitë politike ushtrojnë demokracinë e tyre të brendshme. Me veprimet që po bën, Basha po dëshmon para shqiptarëve se ai jo vetëm është i paaftë për të ardhur në pushtet por do të ishte një rrezik për demokracinë në Shqipëri nëse do ndodhte dicka e tillë. Një lider politik që i mbyll dyert anëtarësisë së tij duke shpërfillur vulnetin e tyre bën akt të paprecednetë në lëvizjen politike në Shqipëri dhe më gjerë.

Ka palë që akuzojnë Berishën si protagonist të ngjarjeve që zhvillohen në PD, por unë mund të them se nga vëzhgimet e mia anëtarësia e PD është e bindur se me lidershipin e Bashës nuk mund të ketë të ardhme apo fitore. Ai po përfaqason kulturën e një rendi anti-demokratik. Në këtë kuptim mendoj se veprimet e Bashës e kanë acaruar situatën dhe po revoltojnë akoma më shumë situatën.

Basha me emërtimet e tij të paskrupulta nuk ka bërë gjë tjetër veçse po revolton më shumë demokratët dhe po afron një fund që askush prej nesh nuk do e dëshironte.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb