Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend pas kryeministrit Edi Rama i cili shpalosi skemën e ndihmës ekonomike për fëmijët që marrin statusin ‘nën kujdesin e Republikës’.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për skemën, që e cilësoi kriminale dhe që sipas tij u zhvati shqiptarëve 400 mln euro.

Më tej, Basha foli sërish për atë që ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës”, që i referohet Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës për të cilin tha se “po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë në cifligun e tyre”.

“Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Pastaj kur dëgjon c’ndodh cdo ditë në këtë vend, se si 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, kupton sa hipokrite e kotë e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përems votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga krimi organizuar, kapja e shtetit, arsyeja e vetme pse këta njerëz vijojnë të sundojnë.

Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe, në radhë të parë krizë ekonomike, kriza e humbjes së shpresës.

Arrestimi i ndryshimit nga konglomerati i pushtetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar, oligarkisë ekonomike financiare e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh, e nga ana tjetër interesat e një kaste të kalbur të vjetëruar 30 vjecare dhe një tjetër trekëndëshi që populi e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë si cifligun e tyre”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re