Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinj të Forumit Rinor të partisë ka folur për aktualitetin politik dhe situatën që po ndodh brenda selisë blu.

Basha u shpreh se disa politikanë nuk janë të interesuar për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri, teksa theksoi se askush nuk është i përjetshëm në politikë, por gjithçka duhet të ndryshojë.

‘Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi.

Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re