Mes debatit dhe çarjes së bazës për shkak të përjashtimit të Sali Berishës, situata brenda PD-së nuk është aspak e qetë. Lulzim Basha pasditen e sotme ka mbledhur Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku do të diskutohet për qëndrimin brenda dhe jashtë Parlamentit.

Diskutimet në PD

Lulzim Basha-deputetëve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të gënjyer klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Basha: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

Në mbledhjen e kaluar, Lulzim Basha ngriti një strukturë të re për denoncimet e qytetarëve, të cilën ia besoi deputetit Ervin Salianji. Në vazhdim pritet që të ketë hapa të tjerë konkretë nga opozita mbi strategjinë kundër qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re