Pas mbylljes së protestës së Opozitës, me disa incidente sporadike, kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua mbështetësve nga selia blu. Ai u premtoi atyre se do ta vazhdojë betejë e nisur në bulevard deri në fitore, duke falënderuar protestuesit për  “qëndresën popullore kombëtare dhe europiane.

“Beteja e sotme është pjesë e përpjekjes dhe aksionit popullor që do të vazhdojë pa reshtur deri në çlirmin e Shqipërisë nga qeveria e krimit. Sot shqiptarët folën, sot foli dhe Europa, nuk ka bisedime për integrim me autokratët e lidhur me krimin që kanë kapur drejtësinë për të mbrojtur veten e tyre dhe të afërmit e tyre nga drejtësia e vërtetë. Për një jetë më të mirë për çdo shqiptar, për shpresën për Shqipërinë tonë, europiane, do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re