Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje sot shqiptarëve duke kërkuar zbatimin e masave për distancimin social për të shmangur rrezikun nga koronavirusi.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se ka vërejtur se qytetarët i respektimin e rregullave, megjithatë kjo ditë e bukur nuk duhet të na bëjë të harrojmë se ndodhemi në kushte karantine.
Postimi i plotë i Bashës
Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.
Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.
Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!
E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.
Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira
