Subscribe

Lulzim Basha tha sot se Partia Demokratike synon të realizojë vetingun në politikë.

 

Projektligji i depozituar në Kuvend, sipas tij do të bëjë të mundur kontrollin e pasurisë jo vetëm të deputetëve, por edhe familjarëve të tij të afërt.

 

“Sot kam depozituar projektligjin për vetting-un e politikanëve. Siç e pata njoftuar grupi i punës ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin me detajuar të pasurisë së çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme dhe mundësinë e bashkëpunimit me krimin e organizuar.

 

Duhet që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë. Nuk ka më asnjë alibi, çdo deputet duhet të shprehet përmes votës së tij për ligjin e vettingut të politikanëve. Duhet t’i tregojmë shqiptarëve cilët janë politikanët e korruptuar, të lidhur me krimin dhe për t’i dhënë shqiptarëve një politikë të pastër”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re