Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar komunitetin mysliman në ditën e Fiter Bajramit.

Basha ka përcjellë edhe një mesazh në këtë ditë të rëndësishme të myslimanëve.

Basha: “Gëzuar Fiter Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur.

Zoti ju bekoftë ju, ju begatoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”

Besimtarët myslimanë falën namazin mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë nga ku përcollën mesazhe shprese dhe paqeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re