Lulzim Basha ka zaptuar selinë e Partisë Demokratike dhe nuk lejon të shkojë aty, asnjë që e kundërshton.

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, me një pankartë “Basha Boll”, ka shkuar te selia blu, për të kërkuar dorëhqejen e kreut të PD-së.

Por Lulzim Basha i ka nxjerrë para njerëzit e tij dhe aty ka nisur një zënkë.

Ata e kanë përzënë dhunshëm ish-kreun e PD-së, vetëm pse kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Me sa duket, Basha jo vetëm që nuk pranon kritikat dhe thirrjet për dorëheqje, por tani dhunon dhe rreh edhe ata që mendojnë ndryshe si ai, pavarësisht se janë anëtarë të PD-së.

Ndërkohë që e sheh selinë e PD-së, si pronë të vetën dhe e ka zaptuar atë, duke mos lejuar asnjë njeri nga PD, që e konsideron kundërshtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re