Lulzim Basha ka zbardhur takimin e sotëm me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin me të cilin thotë se ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.

Sipas Bashës pjesë e diskutimit ka qenë edhe marrëdhënia me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës duke shprehur përkrahjen e Partisë Demokratike.

“Me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.”, shkruan Basha

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re