1 ditë pas ardhjes së Sali Berishës në Shkodër, ish kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në qytetin verior ku po zhvillon takime me strukturat e PD Shkodër.

Takimi po zhvillohet në një prej lokaleve në pedonalen e Shkodrës, pranë institucioneve të bashkisë dhe prefekturës.

Basha u prit nga kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish kandidati për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Në videon më poshtë duket se si ata e kanë pritur përzemërsisht, mes puthjeve e përqafimeve.

Sipas burimeve në takim mungojnë deputetët e PD të Qarkut Shkodër.

Këto të fundit ishin të pranishëm një ditë më parë në aktivitetin e 2 Prillit, ku mori pjesë edhe ish kryeministri Sali Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re