Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se PD-ja po harton një plan kombëtar anti-krizë për ta nxjerrë vendin nga situata ku ndodhet.

Kryedemokrati Lulzim Basha hodhi kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje Partisë Socialiste të reagojë për tejkalimin e ngërçit politik, si e vetmja formë për t’i hapur Shqipërisë rrugën e integrimit Europian.

Reagimi i plotë:

Kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe dënimi i personave që kanë vjedhur zgjedhjet Në bashkëpunim me krimin. Personat të cilët janë në krye të listës 184 dhe 339, Edi Rama i ka vendosur në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Vetë Dosja 184, nxirret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe çohet për t’u varrosur në Dibër, ku e gjithë prokuroria atje ka vetëm dy prokurorë.

Kjo është mënyra më e mirë për ta varrosur një dosje. Askush nuk është arrestuar për këto veprat penale, të cilat falë transparencës së “Bild” i ka marrë vesh e gjithë Gjermania dhe e gjithë bota. Do të thoja se do të ishte naive dhe e dëmshme që të përpiqemi të relativizojmë atë që sot e sheh gjithsekush, 9 kushtet dhe zgjidhja e krizës janë detyrat e shtëpisë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane.

Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropës. Kjo krize mund të kapërcehen vetëm me vullnet.

Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, siç nuk ofrojë në 2017 dhe në 2019, por përkundrazi në 30 qershor, kjo qeveri tregoi se ka kontroll total mbi KQZ, policinë, prokurorinë, kontrollin e shtetit dhe shkatërroi një proces që vetë garonte dhe vetë votonte.

Zgjidhja e krizës pra kërkon vullnet politik, kërkon zgjidhje politike dhe është naive të mendosh se vjen nga shkaktarët e kësaj krize. Është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë për këtë krizën dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj.

Ne po e trajtojmë këtë me përgjegjësi të plotë. Nuk po bërtasim fitore nuk po fërkojmë duart, por ne po bëjmë një plan kombëtar për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re