Dje Kryesia e PD-së mbajti mbledhjen e parë, pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar për herë të tretë.

Gjatë mbledhjes ka pasur debat për zgjedhjet e 25 prillit dhe analizën që do të kryejë PD në muajt në vazhdim. Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar një rast në Durrës me një deputet të PD.

Lideri i demokratëve thotë se deputeti i PS është përgjuar nga Prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh. Sipas tij, situata e deputetit është e ngjashme me dosjen 339.

”Ne kemi bërë shumë ankimime në SPAK dhe deri tani nuk na kanë kthyer përgjigje. Por unë kam mësuar se një deputet i PS-së në qarkun e Durrësit është përgjuar nga prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh në Durrës. Është situatë e ngjashme me dosjen e 339.”- tha Basha. e Durrësit është përgjuar nga prokuroria duke komunikuar me një grup kriminelësh në Durrës. Është situatë e ngjashme me dosjen e 339.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re