Kur kanë kaluar disa ditë nga deklarata e bujshme e ambasadores amerikane Yuri Kim, se PD nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti, duke kërkuar në këtë mënyrë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, ku i fundit nuk dorëzohet, dhe tregon qëndresë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Paraditen e sotme Berisha ka postuar një video të disa kohëve më parë, dhe betimin që ai ka bërë përpara demokratëve.
Berisha dëgjohet duke thënë në video: Edhe sikur një të mbetet, unë do të jemi njëri prej jush.
Ndërkohë që pas deklaratës së fortë të Kim, nuk ka pasur asnjë deklaratë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili duket se do të gjendet përballë një vendimi të vështirë në muajin shtator, distancimin nga lideri historik i demokratëve, ose krisjen e marrëdhënieve me SHBA-në.
…
/faxweb
