Deputetja e PD-së, Sorina Koti nëpërmjet një lidhje “skype” për studion e Fax News, ka folur mbi zhvillimet e fundit të ndodhura brenda partisë Demokratike që prej momentit që gjykata shpalli të vlefshëm Kuvendin e 11 dhjetorit.

Koti tha se Berisha kishte sjellë një frymë ndryshe duke bashkuar demokratët. Ndërsa për takimet që Basha po zhvillon me demokratët nëpër rrethe, deputetja u shpreh se tashmë ishin të vonuara dhe se këtë gjë ja kishin kërkuar ta bënte që në shtator.

Pyetje: Nëse rikandidon zoti Berisha për të kryesuar PD-në, a do e mbështesni ju personalisht dhe më pas demokratët e Korçës?

Sorina Koti: Është e drejta e Berishës dhe e çdokujt tjetër të kandidojë për të qenë në krye të partisë Demokratike. Berisha bëri të mundur bashkimin e demokratëve, kështu që në mënyrë absolute i takon të kandidojë për kreun e partisë Demokratike. Anëtarët e kryesisë do të zgjidhen me votë, po ashtu edhe ata të këshillit. Duke parë angazhimin e tij, besoj se Berisha do të kishte shanse të zgjidhej në krye të PD nëse kandidonte.

Pyetje: Basha ka nisur takime me demokratë mbështetës, a ka pasur takime në Korçë?

Sorina Koti: Nuk ka ardhur ende për të kryer takime me demokratët. Ndoshta është pak tur i vonuar tashmë sepse ne këtë ja kemi kërkuar që t’i kryente që në shtator kur mori vendimin për përjashtimin e Berishës. Të gjithë atëherë i kërkuam të dilte të qartësonte demokratët. Nëse ai do kishte dalë atëherë, ndoshta sot situata do ishte diçka tjetër, por ai nuk e bëri këtë. Kështu që të dalësh tani pasi është shkarkuar në Kuvend dhe më pas u dorëhoq pasi ja kërkoi pjesa më e madhe e grupit parlamentar, kjo gjë është e vonuar. Unë nuk besoj se do ketë sukses në takime, se të them të drejtën nuk e di përse po i takon.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re