Aleatët historikë të Partisë Demokratike kanë paralajmëruar se do të mbajnë një konferencë ku do të prezantojnë një platformë për bashkimin e opozitës, por ende nuk dihet se cilit grup të demokratëve do t’i drejtohet kjo thirrje.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka sqaruar se platforma në fjalë “do t’i prezantohet PD-së dhe grupit parlamentar të PD”

Ai theksoi se mbështet çdo iniciativë për bashkimin e opozitarëve.

Gazment Bardhi: Sipas njoftimit nga kolegët nuk ka një tryezë, por një konferencë të tyre për shtyp ku do prezantojnë një platformë për bashkimin e opozitës. Personalisht do bëjmë çdo përpjekje që fronti opozitar të jetë i bashkuar, kështu që mbështesim çdo iniciativë.

Një platformë do t’i prezantohet PD-së dhe grupit parlamentar të PD

Ndalimi i hyrjes së deputetëve në zyrat e tyre është një masë e dhunimit të deputetëve të opozitës në kundërshtim me Kushtetutën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re