Lulzim Basha është bërë shkak i një debati të ashpër në studion e emisionit ‘Open’, mes analistëve Arion Sulo dhe Fitim Zekthi.

Sulo tha se kryetarin e Partisë Demokratike e morën si “legen” që i dhanë vulën dhe paratë dhe që “u vendos aty për të fituar zgjedhjet mazhoranca”.

Zekthi ka kundërshtuar gjuhën e gazetarit duke e kritikuar, edhe pse ky i fundit ka vijuar duke e cilësuar Bashën si shembulli i një zari politik.

Pjesë nga debati:

Sulo: Ai le të rrijë dhe këta të mos bëjnë gjë.

Zekthi: Ke nevojë për njerëzit, të të mbështesin.

Sulo: Ai e mori Bashën si legen e vuri aty të fitojë zgjedhjet

Zekthi: Të flasësh me këtë gjuhë… Nëse ti thua se ky është legen dhe ai jo.

Sulo: Legen politik, patjetër, është zari i atij.

Zekthi: Është gjuhë normale kjo mo Arion?

Sulo: Lëre gjuhën, e marr unë përsipër. Zar politik i tij. Përgjigju debatit? A duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar?

Zekthi: Po patjetër.

Sulo: Kë përfaqëson mo, sa deputetë përfaqëson?

Zekthi: Keni një narracion sikur keni të vërtetën universale, ajo që thoni është e vërteta.

Sulo: Është shembulli i një zari politik, merr vulën, paratë dhe rri aty.

Zekthi: Kjo narrativë që ai që nuk është me mua është legen është e Enverit dhe Leninit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re