Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se është i zhgënjyer nga Enkelejd Alibeajm që sipas tij ka shërbyer si patericë e ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Komentet Sula i bëri në studion e emisionit “Open” në News24, ku ka folur mbi zhvillimet në PD.

Ai tha se Basha kishte përgatitur skenarin për rikthimin e tij në krye të PD-së dhe shtoi se të gjitha zhvillimet brenda kësaj force politike gjatë kësaj kohe, kishin qenë pjesë e atij plani.

“Kur të ndodhë ajo katastrofë në vitin 2025, do të shohim kush e ka pasur fajin për vendosjen e regjimit të Edi Ramës. Unë ndihem i shfrytëzuar në naivitetin tim. Bashës bravo i qoftë për skenarin që përgatiti, Alibeaj më ka zhgënjyer shumë duke u shndërruar në një patericë për t’u kthyer në situatën ku ishim në fillim.

Unë kam kërkuar që PD të hynte në zgjedhje për çdo rol dhe kjo binte në vesh të shurdhët. Mendoja se Alibeaj mund të ishte kreu i ri i PD-së gjatë asaj kohe. Gjithçka ka qenë një skenar për t’ia lënë në pjatë të argjendtë Bashës.

Jam kundër Bashës pasi po zgjidhet për herë të katërt dhe do humbë për herë të pestë. Opozitës i është dashur një bashkim real dhe lidership i ri. Nëse do rrimë në situatën ku jemi, ju garantoj se në vitin 2025 Rama nuk ka nevojë të diskutojë për shumicën. Edhe Berisha edhe Basha janë humbës”, u shpreh Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re