Diplomati Islam Lauka ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News ku ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD pësoi një disfatë sa i përket numrit të votave të siguruara, duke u renditur forcë e tretë.

Lauka tha se Basha nuk duhet të akuzonte presidentin Meta duke i cilësuar zgjedhjet si një “kurth’ por duhet të ishte më i angazhuar që të hynte në zgjedhje dhe të maste sesa realisht gëzonte mbështetje. Diplomati tha se ishte e dukshme se demokratët ishin krah Berishës dhe nënvizoi ndër të tjera një mangësi të Bashës duke thënë se i mungonte karizma politike.

Diplomati Islam Lauka për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit: Jo vetëm për mua, por për çdo njeri me gjykim racional ky ishte një rezultat i pritshëm. Të gjitha faktet, të gjitha argumentet të çonin aty që të mendoje këtë. Kemi stadiumin ku Berisha mblodhi mijëra persona. Kush kishte sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, ishte e qartë se demokratët ishin me Berishën dhe me grupin e Rithemelimit. Zgjedhjet i pastruan këto spekullime. Basha e quajti si një kurth duke ja faturuar presidentit të republikës.

Në çdo vend të botës opozita lutet që të ketë zgjedhje. Është rast i rrallë që opozita të quajë votimin në popull si një “kurth”. Mund të ketë çdo lloj mendimi nga Meta, por ajo është krejt çështje tjetër por zgjedhjet duhet të shfrytëzohen nga opoztia për të matur forcën. Aq më tepër në një vend si i yni me gjithë këto probleme të mprehta që kemi aktualisht. Bashës i mungon “karizma”, nuk është faktor mobilizues, përkundrazi , nuk ka asnjë karizmë politike. Le ta provojë Basha të bëjë miting në shesh dhe Berisha të shkojë të pijë kafe. Në momentin që ata marrin vesh se Berisha do jetë aty, ata menjëherë do shkojnë pranë tij. Kjo është karizma politike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re