Skip to content

Bashiri, mumja enigmatike që asnjë egjiptolog nuk guxon ta shpaketojë

AA1BMPyo

E zbuluar më shumë se një shekull më parë në Luginën e Mbretërve nga arkeologu i famshëm britanik Howard Carter, mumja e Tutankhamun, që në arabisht do të thotë “profet” ose “dikush që mund të parashikojë të ardhmen”, ka qenë gjithmonë e mbuluar me mister. Edhe pse shumë nga mumiet që kanë mbërritur tek ne sot janë analizuar dhe studiuar gjerësisht nga ekspertët, duket se në lidhje me mumjen e Bashirit ka njëfarë rezervë në zbulimin e sekreteve të saj.

Ndryshe nga shumica e mumjeve, mumja e Bashirit, që datonë nga shekulli III para Krishtit, dhe e ekspozuar në Muzeun Egjiptian në Kajro,ka mbetur praktikisht e paprekur dhe shumë nga sekretet e saj janë ende të fshehura brenda fashave.

Në fakt, ajo që e dallon këtë mumje nga të tjerat është kujdesi dhe saktësia e jashtëzakonshme me të cilën ishte mbështjellë me fashat e holla prej liri, të cilat krijojnë një model të ndërlikuar në fytyrën e saj që të kujton piramidat e famshme dhe ikonike të Gizës.

Në thelb, arsyeja pse egjiptologët kanë qenë kaq ngurrues për të ndërmarrë ndonjë veprim ndaj saj është se një analizë invazive mund ta rrezikojë mumjen dhe të shkaktojë dëme të pariparueshme në mbështjelljet e saj të bukura. Për këtë arsye, Bashiri njihet mes ekspertëve si “i paprekshmi”, pasi rreziqet që lidhen me hapjen e tij kanë dekurajuar edhe egjiptologët më me përvojë.

Sfida nga përtej

Pavarësisht sfidave të mëdha që paraqet studimi i Bashirit, rëndësia e tij është e padiskutueshme, pasi është një shembull i mrekullueshëm për studiuesit që të mësojnë drejtpërdrejt se si ishin praktikat e varrimit të lashtë egjiptian.

Kujdesi i jashtëzakonshëm me të cilin ishte mbështjellë tregon se ky individ, me shumë mundësi, ishte një anëtar i rëndësishëm i shoqërisë egjiptiane. Kompleksiteti i modeleve në fashat që e mbështjellin atë sugjeron respektin me të cilin është trajtuar ky person në jetë.

Por fakti që egjiptologët nuk kanë guxuar ta zbërthejnë Bashirin vetëm sa i shton një atmosferë mister kësaj historie, sikur vetë mumja nuk pranoi të zbulonte sekretet e saj dhe sfidoi ekspertët nga përtej për të zbardhur historinë e saj. Por, falë përparimeve teknologjike në studimin e mumjeve, studiuesit kanë gjetur një mënyrë jo-invazive për të parë brenda tyre pa pasur nevojë t’i hapin fizikisht.

La mummia di Bashir è stata sottoposta a tecniche non invasive per svelarne i segreti.

Teknika të tilla si tomografia kompjuterike me rezolucion të lartë dhe sisteme të tjera imazherie të avancuara kanë lejuar një ekzaminim të plotë të fashave prej liri dhe për të marrë informacion të vlefshëm që përndryshe do të ishte i pamundur. Këto metoda jo-invazive kanë lejuar egjiptologët të hartojnë shtresat e ndërlikuara të fashave dhe të marrin të dhëna për identitetin e këtij personi, statusin e tij shoqëror ose ritualet që do të ishin kryer gjatë procesit të mumifikimit, si dhe zbulimin e objekteve të ndryshme që ishin vendosur midis fashave.

Falë të gjitha këtyre teknikave, egjiptologët shpresojnë të jenë në gjendje të marrin informacione të paçmueshme që do t’i lejojnë ata t’u përgjigjen shumë shpejt të gjitha pyetjeve që rrethojnë Bashirin dhe që deri më tani kanë qenë të pamundura për t’u marrë. Sepse studiuesit theksojnë se, pavarësisht gjendjes së shkëlqyer të ruajtjes, brishtësia e Bashirit na kujton rëndësinë e ruajtjes së çdo elementi të së shkuarës për brezat e ardhshëm.

I ricercatori sperano che con le nuove tecniche non invasive si possa finalmente conoscere l'identità di questa mummia ben conservata.

Bashiri është padyshim një dëshmi madhështore sesi mund të tentohet t’i përgjigjet enigmave të së shkuarës, në këtë rast përmes studimit të një mumjeje të lashtë egjiptiane, pa cenuar integritetin e saj.

Është, në fund të fundit, një kujtesë se edhe përballë përparimeve të reja në teknologji, ka sekrete që me siguri do të vazhdojnë të mbeten të fshehura. Misteri është, dhe do të vazhdojë të jetë, një pjesë integrale e joshjes së Egjiptit të lashtë.

Përshtati në Shqip S