Skip to content

Bashkë në hotel, 24-vjeçari i vjedh paratë të riut me banim në Kroaci e zhduket nga dhoma

hotel

TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një 24-vjeçari nga Tirana pasi akuzohet për vjedhje.

Ndaj tij ka denoncuar shoku i tij i dhomës sipas të cilit, M.SH. i ka marrë një shumë eurosh dhe është larguar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.SH. vjeç 24, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në dhomën e hotelit ku qëndronin, dyshohet se i ka vjedhur një shumë eurosh, shtetasit L.G., vjeç 20 banues në Kroaci.

(m.k/BalkanWeb)