Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmanin në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka ndarë foton nga takimi dhe krahas saj ka shkruar “Bashkë”.

Begaj ndodhet ku ndodhet me delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë për javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Ai mori pjesë sot në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re