Skip to content

“Bashkëjetesa fetare, vlerë e jashtëzakonshme”- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Rrogozhinë takim me Imamët: Diskutuam për vështirësitë e qytetarëve

342361802 957198942083549 7101755169106397593 n




Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha në ditën e Fiter Bajramit ka pritur ka mirëpritur në xhaminë e qytetit Imamin Mitat Daja dhe Hatib Sokol Kondaçiu si edhe klerikë të tjerë.

342361802_957198942083549_7101755169106397593_n

Në një reagim në Facebook, Shkëlqim Hoxha thotë se kanë diskutuar lidhur me sfidat dhe vështirësitë që përballen çdo ditë qytetarët.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në këtë Ditë të Shenjtë, në kuadër të festës së Fiter Bajramit, si kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” së bashku me stafin u mikpritëm në Xhaminë e qytetit nga Imami Mitat Daja dhe Hatib Sokol Kondaçiu e klerikë të tjerë.

Me ta diskutuam për vlerat e bashkësisë Islame dhe çdo bashkësie tjetër të Bashkisë së Rrogozhinës, si për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballemi të gjithë në jetën e përditshme.

Festa e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin dhe ne rrogozhinasit do ta kemi gjithnjë e më të madhe sot e përgjithmonë.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare si kudo në Shqipëri edhe në Rrogozhinë është dhe do mbetet një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar edhe më shumë”, shkruan Shkëlqim Hoxha.

“”