Shkruan: Ilir Curri

Bashkëjetesa fetare me jomyslimanët është pjesë e pandashme e kodit themeltar islam. Si e tillë, myslimanëve individë të thjeshtë, bashkësi a drejtues fetar, që në krye të herës u është bërë obligim ta aplikojnë në çdo shoqëri multifetare ku ndodhen. Kjo është realizuar pa traktate, memorandume, konferenca për 1400 e ca vite e kjo jo se myslimanët janë “dorëlëshuar” por se Islami, Feja që muslimanët ndjekin i kushtëzon simbiozat fetare me ithtarët e feve të tjera, biles i ka rregulluar me ligjin e vet, sheriatin. Ky është realiteti historik që Islami i ka përcjell botës,pavarësisht se jo rralle ky realitet lexohet me syze mesjetare, kjo nuk e ndryshon kete realitet.
Gjithsesi, çdo apel, nismë, projekt që i shërben thellimit të kësaj trashëgimie të pranimit të tjetrit, mirëkuptimit të ndërsjellë e bashkëjetesës në rrafshin fetar është kontribut në të Mirë të shoqërisë e duhet të mbështetet nga pasuesit e çdo feje pa dallim.

Deri këtu të gjithë jemi në rregull. Problemi në rrafshin teologjik shfaqet dukshëm kur pas thirrjeve për bashkëjetesë qëndrojnë përpjekjet për zhdukjen e diferencave doktrinare ndërmjet feve të ndryshme, perkthyer kjo në gjuhën globaliste si eleminimi i fesë dhe besimit në Zotin nga jeta e qytetarit global të këtij mijëvjeçari. Në shërbim të këtij projekti janë vënë me apo padije edhe teologë, thirrës, këshillues e pjesë të klerit fetar.
Zellnikë e tellallxhinj i sheh që herë në emër të mbretit e herë në emër të lekut i vihen në shërbim dreqit, djallit, shejtanit, satanait, luçiferit…
Njerëz të fesë flasin e flasin për bashkëjetesa fetare sikur kanë zbuluar “Ameriken” per qasje gjasme të reja në zhvillimin e bashkëjetesës në mjediset multifetare, kur ato jane te vjetra e tradicionale aq sa ç’është Islami. Momenti dhe retorika e ketyre fetarëve të tredhur teologjikisht kane background tërësisht politik pasi risija që pretendojnë se sjellin eshte manipulative. Autorët dhe sejmenët e terur të tyre nga radhët e fetarëve duhet ta kuptojnë qe Islami nuk tretet dot në shellirat qe gatuan cdo diletant qe mban “çallmë” e që paska mbaruar pak klase shkolle teologjike.
Muslimanët duhet të dinë të rrinë në kufinjt e Islamit duke e ditur që të tjeret kane kufinjte e tyre, kufinj që ne muslimanet e kemi detyre mos ua cenojme, përkundrazi tua respektojmë deri në fund. Diversiteti na bën unikë. Kontributi ynë në shoqërinë njerëzore është i pashmangshëm derisa lutemi në mënyra të ndryshme për të mirën e përbashkët të shoqërisë njerëzore.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re