Pasi Bashkia nuk i kishte gjetur punë 58 vjeçari, Nikollaq Bushi në Kuçovë, ka hipur mbi një platformë metalike të naftës, nga ku kërcënoi se do hidhej. Bashkëjetuesja e tij Antoneta Sala dy vite më parë hypi po ashtu në kullën e naftës në Kuçovë dhe megjithëse iu premtua pë punë ajo sot ësht ende e papunë.

Në një intervistë për Fax News ajo shprehet se kanë shumë vite që të dy punojnë në uzinën e naftës dhe i hoqën nga puna duke futur banorët e tjerë të fshatit me lekë.
“Të më vije kryetari i Bashkisë e të më thotë hajde mere letren e punës dhe të shkojë të punojë në privat, privati sot e mban nesër nuk e mban. Unë kam punuar 33 vite dhe zotëria ka punuar mbi 20 vjet dhe e nxorrën nga puna duke futur fshatarët e tjerë me lekë dhe këtë e them me bindje të plotë”-u shpreh Sala.

Sipas bashkëjetueses së tij, Bushi kishte pritur që bashkia ta rikthente në punën e mëparshme, në prodhim,nga prej është hequr në vitin 1998 dhe që prej atij viti është i papunë. Për disa muaj pas heqjes nga puna Nikollaq Bushi ka marrë përkrahje sociale prej 17 mijë lekësh (të vjetra) por edhe ajo i është hequr nga bashkia. Antoneta Salaj tregon se Nikollaqi ka 20-vjet pa punë, duke u dergjur zyrave të bashkisë e duke kapur me radhë deputetët e zonës për të filluar punë në prodhim.Sipas Antonetës,gjendja ekonomike e familjes së saj është katastrofale, ajo ka dy fëmijë të moshës 33 dhe 35-vjeç, të dy të papunë. Në këto kushte-ka deklaruar Antoneta-Nikollaqi është detyruar të hipë në këtë lartësi për të kërkuar të drejtën e tij. Antoneta ka deklaruar se përpos faktit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike,ata nuk kanë as shtëpi.

58-vjeçari ka dy orë që ka hipur mbi platformën metalike të naftës me një shishe benzinë në dorë dhe nuk pranon të zbresë edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses si dhe punonjësit e Bashkisë Kuçovë, të cilët po negociojnë me të me qëllim zbritjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re