Skip to content

“Bashkëpunëtor i Millosheviçit”/ Balla: Kur të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, Berisha thërret protestë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka qujatur ish kryeministrin Sali Berisha një bashkëpunëtor të vjetër të Sllobodan Millosheviç.

 

Nga Kuvendi, Balla u shpreh se në të njëjtën ditë që përkujtohen viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Berisha tha thirrur protestë.

 

“Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të rikujtojë bashkëpunimin e tij të vjetër me Millosheviçin dhe që kërkon që të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për arsye personale, natyrshëm që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pis.Shqiptarët e kanë kuptuar që kur ne të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat e masakrës në Srebrenicë, zotëria (Berisha) ka thirrur protestë. Besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, tha Balla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë