Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka reguar për akuzat e PD se ka kaluar vettingun në kundërshtim me ligjin, pasi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehte i Sigurimit te Shtetit. Objektivi i këtij sulmi më i ulët së kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucionë shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz të rëndësishëm të politikes.

Në rastin tim nuk synohet vetëm goditja ndaj meje për çështjet që kam hetuar, pro synohet goditja si institucion i KLP, pasi kemi ardhur në një moment për krijimin e SPAK. Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz.

SPAK do të krijohet edhe pa Bujar Sheshin. Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë”- tha Sheshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re