Skip to content

Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit/ PS dërgon në Kuvend propozimet për ndryshim

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Socialiste ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet për ndryshime ligjore në lidhje me pastërtinë e figurës së politikanëve apo të zgjedhurve në institucionet shtetërore.

 

Mazhoranca kërkon që të gjithë politikanët pavarësisht se e zotërojnë një certifikatë të pastërtisë së figurës, të verifikohen nga e para për të vërtetuar nëse kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit.

 

Po aq kërkohet që në sitën e riverifikimit të të shkuarës gjatë periudhës së diktaturës të jenë edhe ata që zgjidhen apo emërohen në poste drejtuese.

Propozimet e Partisë Socialiste erdhën pas letrës që Autoriteti mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Kuvendit, ku sipas tij ish-presidenti Ilir Meta rezulton si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë