Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi në Bruksel, një takim me homologun Pieter De Crem. Dy ministrat biseduan rreth procesit të integrimit të Shqipërisë dhe konkretisht hapjes së negociatave, bashkëpunimin 2 palësh policor, çështjen e migracionit të paligjshëm.

Përsa i përket pritshmërive për hapjen e negociatave, Ministri Lleshaj theksoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe gatishmërinë në përshtatjen e legjislacionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të frenimit të fenomenit të azilkërkimit.

Ministri i Brendshëm belg konfirmoi mbështetjen e vendit të tij, për hapjen e negociatave. Ai vlerësoi punën dhe rezultatet e palës shqiptare dhe mbi këtë bazë, theksoi Ministri De Crem, Belgjika ka punuar fort për të bindur edhe vendet skeptike të BE-së dhe promovuar progresin e Shqipërisë. Ministri i Brendshëm i Belgjikës pranoi problemet e brendshme të BE-së, nevojën për të rishikuar organizimin dhe funksionimin e organeve të saj, që janë faktorë që ndikojnë në përqasjen dhe qëndrimin e BE-së ndaj zgjerimit.

Në aspektin e bashkëpunimit policor u theksua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri belg shprehu interesin që bashkëpunimi i deritanishëm të institucionalizohet dhe gjenden rrugë të tjera, përmes konsultimeve të përbashkëta. Ai shprehu gatishmërinë për të asistuar palën shqiptare në kontrollet kufitare e doganore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re